Një i vdekur dhe 15 raste të reja me Covid

20 korrik 2021 | 15:12

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja të infektimit me Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore është raportuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.

“Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549. Në total numri i rasteve aktive është 107”,  ka njoftuar ministria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e konsumit, të cilat kanë shënuar rritje gjatë muajve…