Pas incidentit me vezë në ‘Kodrën e Trimave’, reagon Përparim Rama: Nuk ka vend për panik

22 korrik 2021 | 20:40

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë gjatë një tubimi me struktura dhe simpatizantë të partisë në “Kodrën e Trimave”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes.

“Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panik. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia”, ka shkruar Përparim Rama.

Sulmohet me vezë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës (foto)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë gjuajtur vezë në drejtim të kandidatit të LDK-së për…