Aksion në tri qytete të vendit, bastisje edhe në Ministrinë e Liburn Aliut

06 janar 2022 | 08:47

Një aksion i bastisjeve është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Këto bastisje janë vazhdim i aksionit për ndërtimet në Brezovicë.

Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësonor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezvicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mediet shtetërore në Korenë Veriore raportuan se ky shtet ka…