Raketa ruse godet shkollën në Ukrainë, vriten dy mësues

25 shkurt 2022 | 10:44

Raketat nuk po kursejnë as shkollat e madje edhe spitalet në Ukrainë pas sulmeve të fundit të Rusisë.

Raketat kanë rëndë mëngjesin e së premtes në një shkollë në Gorlovka, në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, duke vrarë dy mësues, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Ivan Prikhodko. Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, ministri ukrainas i Shëndetësisë ka bërë të ditur se forcat ruse kanë sulmuar edhe spitalin në Donetsk duke shkaktuar disa viktima, mes të cilëve, sipas tij, kishte edhe mjekë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lufta e madhe është tashmë një realitet. Rusia ka sulmuar…