Zvicra mbetet e përkushtuar për përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore të Kosovës

15 mars 2022 | 11:11

Angazhimi i vazhdueshëm dhe roli udhëheqës i Zvicrës në sektorin e ujërave ka kontribuar që 92% e popullsisë së Kosovës të kenë tashmë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër.

Mbështetja e Zvicrës u ka mundësuar mbi 600,000 qytetarëve të Kosovës që banojnë në zonat rurale, ose një të tretës së popullsisë së Kosovës, të kenë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër. Programi Mbështetës për Ujërat dhe Sanitacionin në Zonat Rurale, që përfaqëson një investim prej 60 milionë eurosh nga institucionet e Zvicrës dhe Kosovës gjatë 17 viteve, është duke përfunduar. Megjithatë, Zvicra mbetet e përkushtuar për përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore të Kosovës. Mbështetja e ardhshme zvicerane do të sjellë përfitime të mëtejshme për popullin e Kosovës, duke kontribuar gjithashtu në mbrojtjen e mjedisit.

Më 15 mars, Zvicra dhe partnerët e saj zbatues Dorsch, CDI dhe SKAT, së bashku me institucionet përgjegjëse të Kosovës dhe ekspertët, vlerësuan arritjet e realizuara gjatë 17 viteve të fundit dhe diskutuan rreth sfidave të ardhshme ndaj sigurimit të menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave dhe ofrimin e shërbimeve të sanitacionit në mbarë Kosovën.

I lansuar menjëherë pas ndihmës fillestare humanitare të Zvicrës pas luftës, Programi ishte dizajnuar për të siguruar që qytetarët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër. Rrjedhimisht, mbështetja zvicerane targetoi 600,000 qytetarë të Kosovës që banojnë në zonat rurale, duke e rritur në 92% pjesën e popullsisë së Kosovës që tani ka qasje të drejtpërdrejtë në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër. Ky rezultat do të thotë gjithashtu se Kosova i ka përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe është në përputhje me Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030.

Përgjatë viteve, Programi ka mbështetur institucionet e sektorit të ujërave dhe ka ndërtuar kapacitete për menaxhim adekuat të ujësjellësve dhe për ofrim të shërbimeve publike me cilësi të lartë.

Reformat e sektorit të ujërave do të mbeten prioritet i rëndësishëm për Zvicrën në Kosovë. Mbështetja aktuale dhe e ardhshme e Zvicrës do të fokusohet në menaxhimin e burimeve ujore nga autoritetet përkatëse. Ajo do të mbështetet edhe në punën e mëparshme që ka synuar rritjen e reziliencës ndaj ndryshimeve klimatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur në lidhje me transferimin…