33 raste të reja me Covid në Kosovë
17 mars 2022
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 644.




