Britanikët zbulojnë lëvizjet e fundit të rusëve në lindje të Ukrainës

04 maj 2022 | 07:59

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka dhënë një informacion të përditësuar mbi situatën në terren në Ukrainë këtë mëngjes.

Inteligjenca britanike bën me dije se Rusia ka vendosur 22 grupe taktike batalionesh pranë Izium, në rajonin e Kharkivit të Ukrainës lindore. “Kjo është përpjekje  për të avancuar përgjatë boshtit verior të Donbas”, thekson ministria.

“Me gjithë përpjekjet për ta thyer mbrojtjen e Ukrainës dhe për të krijuar vrull, Rusia ka shumë të ngjarë të synojë të vazhdojë përtej Iziumit për t’i kapur qytetet Kramatorsk dhe Severodonestsk. Me marrjen e tyre do të konsolidohej kontrolli ushtarak rus në Donbasin verilindor”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar…