Regjistrimi i popullësisë në Serbi, Kurti me adresim për shqiptarët atje

01 tetor 2022 | 21:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një adresim drejtuar shqiptarëve që jetojnë në Serbi me rastin e regjistrimit të popullësisë atje.

Kurti ka shpjeguar rëndësinë e regjistrimit të popullësisë në raport me zhvillimin e shtetit.

“Në rrethana normale dhe në vende me liri dhe demokraci të zhvilluara e liri të garantuara procesi i regjistrimit të popullësisë trajtohet si dicka e natyrshme. Në ato vende përcaktohen politikat 10 vjecare zhvillimore e sociale duke u bazuar në numrin e popullësisë që del nga regjistrimi”, ka thënë Kurti.

Më tej ai ka folur për pozitën e shqiptarëve në Serbi për të cilën ka thënë se është diskriminuese.

“Shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar dhe shtetëror”, ka shtuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mot me vranësira dhe intervale me diell, kjo situatë stabile…