Epoka e Re
E mërkurë, 8 korrik 2026
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech

Opinione

Shqipëria drejt forcimit të kapaciteteve ushtarake dhe rolit të saj strategjik në Ballkan

Serbia në Teheran dhe heshtja hipokrite e BE-së

Jennifer Lopez flet për ndarjen e viteve më parë nga Ben Affleck: U ndjeva sikur do të vdisja

29 nëntor 2022 | 16:35

Rruga e Jennifer Lopezit dhe Ben Affleckut drejt martesës nuk ishte edhe aq e lehtë.

Në një intervistë të re me Apple Music 1, këngëtarja e “Marry Me” reflektoi mbi romancën me aktorin e “Deep Water” dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pasi i dhanë fund fejesës së tyre të parë në 2004.

“Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë”, i tha Lopez, 53 vjeçare, prezantuesit Zane Lowe.

“Sapo e anuluam atë dasmë 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja”.

Ajo vazhdoi, “Më çoi në një spirale për 18 vitet e ardhshme, ku thjesht nuk mund ta bëja siç duhet. Por tani, 20 vjet më vonë, ajo ka një fund të lumtur. Ka fundin qw ‘nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood’”.

Lopez – e cila ringjalli romancën e saj me 50-vjeçarin Affleck 17 vjet pasi u ndanë për herë të parë – njoftoi të premten se do të publikojë një album të ri të quajtur “This Is Me… Now”.

“Më kapëm në këtë moment kur u ribashkova me dashurinë e jetës sime dhe vendosëm që do të ishim bashkë përgjithmonë”, shpjegoi këngëtarja e “Let’s Get Loud”.

“I gjithë mesazhi i albumit është, Kjo dashuri ekziston. Kjo është një dashuri e vërtetë”.

Bashkë-yjet e “Gigli” u fejuan për herë të parë në nëntor 2002, në të njëjtin muaj që u publikua albumi i Lopez “This Is Me … Then”.

Në prill 2021, Page Six publikoi lajmin se Lopez dhe Affleck u bashkuan sërish pas ndarjes së saj nga ish i fejuari Alex Rodriguez.

Ata u fejuan një vit më vonë dhe përfundimisht u martuan në korrik 2022 në Las Vegas , e cila u pasua nga një ceremoni zyrtare në pasurinë e Affleck, Georgia.

Në dasmë morën pjesë miq të famshëm, duke përfshirë aktorin Matt Damon dhe regjisorin Kevin Smith.

Lajme të sponsorizuara

Të Fundit

07 korrik16:40

Oriola Marashi ndez rrjetin me setin e ri fotografik pranë pishinës

07 korrik16:32

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Edi Rama tregon shifrën milionëshe

07 korrik14:10

Brad Pitt dhe Ines de Ramon ndajnë momentet e para romantike në Instagram

07 korrik13:44

Jennifer Lopez mahnit në Paris me një paraqitje elegante në Javën e Modës

06 korrik13:21

Penelope Cruz: Edhe pas 15 vitesh martesë ende zbuloj gjëra të reja

06 korrik12:01

Këngëtarja Donna Dafi pushton mediat ndërkombëtare, “Trouble” vlerësohet nga revistat prestigjioze

Opinione

Shqipëria drejt forcimit të kapaciteteve ushtarake dhe rolit të saj strategjik në Ballkan

Serbia në Teheran dhe heshtja hipokrite e BE-së

✖

Gazetë e përditshme shqiptare, Republika e Kosovës. Gazetë e njerëzve të lirë. Kjo faqe e gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com, kontrollohet dhe menaxhohet nga “Epoka e re”. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura dhe për to “Epoka e re” mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale, por ato mund të shfrytëzohen duke cituar burimin e informacionit, në këtë rast “Epoka e re”. Shfrytëzimi i materialeve të gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com pa cituar burimin e informacionit është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech
Impressum
Të fundit
Të fundit
Presidenti i Gjermanisë në Shkup: BE-ja pret normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, gjatë qëndrimit në Maqedoninë e…