Vetëm zhbërja e Dhomave të Specializuara duhet me bashku spektrin politik shqiptar
Shkruan: Hisen Berisha
PDK duhet me ecë në unifikimin e të gjithë faktorëve, në mënyrë që të arrihet rikthimi i dinjitetit shtetëror të Kosovës, së pari brenda e mandej edhe jashtë, në botë.
Kriza BE-Kosovë, aktualisht, krijohet pak a shumë për ta lehtësuar situatën në Serbi, madje edhe në vetë BE-në.
Krejt ky dështim i Kosovës është dështim i mekanizmave të BE-së që sollën dobësimin e Kosovës në krejt pikëpamjet.
Kosovarët duhet të riorganizohen përmes partive shtetformuese, edhe të shpëtojmë Kosovën pa rrëshqitur në kolaps/falimentim
Asnjë lloj dhune nuk është fitore politike.
Kjo që po ndodh është derivat i gjuhës provokuese të një të përfolur me për lidhje me shërbimet greke dhe serbe, e cila, pavarësisht akuzave të rënda dhe provave të ngritura ndaj saj për afera korruptive e krim të organizuar në energji e pasuri nëntëkësore të Kosovës, u la e lirë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Komisarja e Komiteteve Politike të LVV-së me deklarimet e saja në media sot, po i fryen zjarmit për kundër-protestë, dhe po flet për “masë të madhe të qytetarëve ta rrethojnë PDK-në”. Me ketë po bën thirrje të hapur për një përplasje të ngjashme me atë të vitit 1997 në Shqipëri, pikërisht në kohën kur Kosova ka nevojë për qetësi, unitet dhe mbrojtje të institucioneve.
Sot, me këtë gjuhë dhe me këtë thirrje për përplasje, po tentohet të nxitet i njëjti skenar në Kosovë. Prandaj kosovarët nuk duhet të bien pre e kësaj agjende. Kjo duhet të hetohet menjëherë, nëse jo nga strukturat hetimore dhe inteligjente të Kosovës, të cilat tashmë janë të kapura politikisht, atëherë nga Prania Ushtarake Ndërkombëtare dhe strukturat e inteligjencës së aleatëve tanë.
Edhe në vitin 2014, kjo figurë ishte shpallur persona non grata nga Qeveria e Kosovës, ndërsa më pas, me ardhjen e LVV-së në pushtet, u katapultua në mënyrë të paligjshme në politikën kosovare dhe në institucionet ku sot ushtron ndikim mbi politikat qeverisëse.
Mbi të rëndojnë edhe akuza për ndërhyrje dhe ndikim të thellë në institucione. Kjo nuk është më çështje e një personi të vetëm, por bëhet fjalë për një veprimtari politike që, sipas kësaj qasjeje, prek drejtpërdrejt sigurinë dhe interesat shtetërore të Kosovës.
Prandaj me konsistencë, duhet mbajtë përqendrimi i argumentimit te zhbërja e gjykatës. Këto nisma ligjore e kushtëzime janë të planifikuara, mendoj unë, bashkërisht me Kurtin dhe ndonjë zë në partitë e opozitës.
Me intensitet të shtuar, agjencitë amerikane të sigurisë po mbledhin prova për arrestimin e Smithit.
Sikur Kuvendi i Kosovës të votonte zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe t’u kërkonte autoriteteve të SHBA-së arrestimin dhe ndjekjen e Smithit, nëse për këtë ekzistojnë bazat ligjore, kjo do të ishte një lëvizje që një parti që mbron Kushtetutën dhe interesat shtetërore të Kosovës duhet ta ndërmarrë.
PDK-ja dhe partitë e luftës duhet të reflektojnë përballë këtyre zhvillimeve.
Duhet me fillu bisedimet e Ministrit të Jashtëm me senatorët republikanë e demokratë të Amerikës, edhe të krijohet kontakti me Shtëpinë e Bardhë e të shkohet me projekt konkret për zhbërjen e Dhomave Speciale në Hagë.
Nuk duhet me u marrë me stisje artificiale, nuk kemi temë tjetër aktualisht.
Ulja e tensioneve me policinë, zgjedhja e presidentit edhe nisja e menjëhershme e diplomacisë për zhbërjen e Dhomave Speciale deri në fund të nëntorit ’26, ose mesin e dhjetorit të këtij viti.
Çka pësojmë nëse mbetemi pa institucionin e presidentit?
Cila kushtetutë ose rend kushtetues funksionon?
Ky dënim që u dha në Hagë ka argumentuar të kundërtën e akuzës për UÇK-në, dhe ka dalë se prokurori i Hagës ka krijuar një “organizatë të përbashkët kriminale” ndërkombëtare me gjyqtarë që shprehin haptazi urrejtjen ndaj kombit shqiptar.
Prandaj, Kosova sot ka nevojë për mbrojtjen nga Amerika, sikur në vitin 1999.
Pra, të zgjidhet presidenti së pari dhe menjëherë fillimi i diplomacisë për zhbërje të Dhomave të Specializuara.
Pas presidentit, nëse shteti nuk vepron, atëherë populli duhet me rrëzu qeverinë me të gjitha mjetet demokratike, protesta e demonstrata e të gjitha mjetet politike, të gjitha kundër qeverisë. Por tash duhet presidenti të zgjidhet.
Politika e papërgjegjshme nuk ka arsye të fshihet prapa asnjë momenti, nga Ne, nuk duhet t’i krijohet e mundësohet kjo rrethanë, duhet vepru për presidentin.
S’ka lidhje kush është emri në fund të ditës.
Ne jemi njëjtë si në lojën e shahut – bie mbreti, humbet loja -, edhe këtu bie presidenti, humbet shteti.
A po e kuptojmë ku jemi?!
Në kohën e bombardimeve të NATOs, faktori ndërkombëtar iu ka drejtuar lidershipit politik e ushtarak – UÇK-së, të kohës në Kosovë, për të formuar ekipin për Rambuje; në rrethanat aktuale, nga nesër, kujt duhet referuar kur gjithçka shuhet në Kosovë?
Mbetet vetëm komandanti i KFOR-it, autoriteti kyç.
A po e kuptojmë se ku po tenton Kurti, me çu Kosovën?!
Pra, nuk jemi larg që në Kosovë të aplikohet “R2P” (Right to Protect) mekanizëm ndërkombëtarë që aplikohet në vendet që deshtojnë në qeverisje, dhe kështu do të kthehemi në vitin 1999 në proces.
Përplasjet dhe acarimet politike në spektrin e partive, në opozitë veçanërisht, nuk i shërbejnë procesit të ruajtjes së funksionalitetit të shtetit.
Edhe LDK-ja ka votuar angazhimin e shtetit për miratimin e Ligjit për mbrojtjen e të dënuarve, me të gjithë deputetët.
Ky projektligj, siç u pa tashmë të thuhet nga vetë Kurti, “nuk është veprimi i sigurtë për arritjen e qëllimit të lirimit”, hapur po thuhet se po taktizohet.
Distancimi në taktizim i LDK-së është temë tjetër, të cilën mund ta analizojmë gjatë janarit e dimrit, kur gjithçka është e konsoliduar në shtet.
Këta qytetarë shqiptarë e kanë parë LDK-në në koalicion politik e qeverisës në shumë situata në të kaluarën (së paku tri qeveri), e mbajnë stemën e koalicioneve të LDK.
Asnjë parti politike e përfaqësuar në Kuvend nuk duhet përjashtuar për të ndihmuar kapërcimin e këtij momenti; janë votuesit ata që ta tregojnë vendin me votë.
Prej mbrëmë deri në orën 00:00 të ditës së sotme, 06.10.’26, PDK-ja duhet me qenë në koordinim me krejt faktorin politik shqiptar, të pakicave dhe me QUINT-in për të arritur bashkërisht te momenti i së vërtetës.
Asnjë takim me QUINT-in nuk është bërë i ditur nga PDK-ja; asnjë i Kurtit, e kjo është fatkeqësia e shtetit tonë. Koordinimi me aleatët, me theks SHBA, na ka rezultuar sukses gjithmonë dhe ecje e garantuar.
Sa i përket largimit nga subjektet që nuk e përkrahën ligjin, si LDK-ja, mendoj se sot jemi në liri; kushdo i vendos asetet e veta politike ku atij ia merr mendja se kontribuon më shumë për shtetin e Kosovës. Edhe pse nuk arsyetohet gjuha e ftohtë e teknike për çshtje të tilla sikur po flasim për zhvillime në një kontinent tjetër.
Plot figura të respektuara janë viktimë e linçimit publik; edhe gjenerata aktuale e studentëve dhe rinia kosovare duhet të ndërtohet në vlerësimin si kriter, jo në devalvimin dhe sharjen e deritanishme që u instalua si devijim kulturor njerëzor e politik dhe u udhëhoq nga LVV-ja.
Duhet kthyer vlerave tona kombëtare.
Po unitet, se duhet me zgjedh presidentin.
Pastaj, menjëherë mundemi me fillu me u marrë me punën e qeverisë dhe, për shkeljet e keqqeverisjen, me tana format të punojmë në rrëzimin e saj.
Pjetër Arbnori i ka falur komunistët gjakatarë, për ta mbërritur qëllimin: vendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Ne sot na duhet presidenti, kushdo qoftë.
A ka njeri që din çka mund të bëhet pa president?
Krejt bien.
Nuk ka ma as qeveri në detyrë, që nuk mundet me qenë dyshi – pa pas njësh.
Cilën po e zgjedhim?
Veç Jezus Krishti është djali i Zotit. Tjerët duhet me pasë “babë”, edhe vetë Kryeministri.
Në këtë frymë është shkruar edhe Kushtetuta jonë.
Por, nëse Kurti, siç po dyshohet dhe thuhet edhe nga ne brenda PDK-së, e ka në projekt të mos e votojë Ligjin në leximin e dytë; por së pari të votohet Presidenti e pastaj ligji, atëherë, brenda logjikës shtetërore e institucionale, lind pyetja korrekte se, nëse nuk ka President të zgjedhur, si përfundon procedura e shpalljes së ligjit dhe çfarë ndodh me hyrjen e tij në fuqi?
Në këtë kontekst, mendoj se ne si PDK dhe , duhet me iu kthy marrëveshjes për votim të Presidentit si akt formal.
Madje, asnjë diskutim as për emrin të mos e bëjmë (edhe pse, dorën në zemër, propozimi më konsensual u duk ai që erdhi nga ish-kongresisti Dieguard e Gjenerali Walker nga SHBA).
Kurse, për një Kosovë që qeveriset nga LVV-ja dhe Kurti, përkundër gabimeve në raport me DASH, Ramush Haradinaj do duhej të jetë në krye të shtetit; ndaj tij është borxhli Kurti, për mbetjen në politikë dhe të mos shpallet organizatë terroriste dhe të largohet nga skena politike si Hajderi i Austrisë.
Dhe nëse menjëherë Albin Kurti nuk e voton ligjin në lexim të dytë, atëherë të gjithë, direkt në sheshe, protesta, deri sa të rrëzohet qeveria me të gjitha format e mjetet dhe të shkojmë në zgjedhje të lira.
Këtë duhet ta bëjë një qeveri e unitetit apo ekspertëve.
Pse unë po them se ne, PDK-ja dhe AAK-ja, duhet me lëshu pe e me zgjedh presidentin?!
Sepse ky shtet është sponsorizuar nga gjaku i këtyre djemve që përbëjnë bërthamën themeltare të këtyre dy subjekteve.
Atëherë pse me ia lanë Kurtit me e shkatërru?
Presidenti mundet me ra prapë, shteti duhet me mbetë trashëgimi e pavdekshme e brezave.
Amerika e ka vrarë presidentin e saj, dhe atë jo vetëm një; por sot është Amerikë.
Na po duam të “vrasim” shtetin për president. Jo!
Kurrnjë emocion as obligim nuk e lidh Dejona Mihajlin, as Albin Kurtin, as ata tjerët në këtë organizim politik, me Republikën e Kosovës.
UÇK-ja është vetë Republika.
Prandaj po tërhiqemi kësaj radhe para Kurtit, vetëm për 24 orë, derisa Presidenti ta marrë detyrën.
Kaq po taktizojmë.
Ushtarakisht, me folë, po kalojmë në istikamet e mbijetesës / mbrojtjes.
Ndërkohë, po u desh të organizohemi në kundërsulm, do të jetë fundi tragjik për ata që provojnë ta zhbëjnë Kosovë – shtet të pavarur e demokratik.



