Hamza, Kurtit: Me LDK-në ke marrëveshje për Bekim Sejdiun, urdhëroni, bëjeni

06 tetor 2026 | 17:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kushtëzuar votimin në lexim të dytë të Ligjit për Specialen me votimin e presidentit.

Hamza, në një konferencë për media, ka thënë se votimi i Bekim Sejdiut është pjesë e një marrëveshjeje me një subjekt tjetër politik.

“Marrëveshja për z. Sejdiu. Është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. I patë lajmet që është veç hajt të flasim, të thojmë. Është marrëveshje me LDK-në. As nuk kam vërejtje personale, as politike për z. Sejdiun. Është marrëveshje jashtë tavolinës të PDK-së. Nëse keni marrëveshje me LDK-në, urdhëroni, bëjeni, në rregull jemi. Po t’i kërkoj 10 deputetë, 11. Atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Silli në sallë, qysh do le të votojnë. Po nuk shkon kështu. Nëse dojnë me bo ligjin, silli 29 deputetë në sallë, ndash le të votojnë kundër, ndash për, ndash abstenim”, ka thënë ai.

Tutje, kreu i PDK-së ka thënë se, nëse vendi shkon në zgjedhje, kjo, sipas tij, ndodh për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Vendi shkon në zgjedhje, nëse shkon, si projekt i VV-së, pse? Sepse VV-ja i do krejt për vete edhe ato që t’i takojnë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protesta e 5 tetorit në Prishtinë, e zhvilluar kundër mosmiratimit…