Ambasadori Hovenier: Amerika është krenare për partneritetin me FSK-në

21 shkurt 2023 | 12:14

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e thellë për Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi pjesëtarët e saj u kthyen mbrëmë nga Turqia ku morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit.

Hovenieri ka thënë se ekipi i FSK-së u kthye pasi kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi ku shpëtuan disa jetë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FSK, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet mjekësore ndërsa kthehen në shtëpi në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. ShBA-të janë një partner krenarë i FSK-së”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Kujtojmë se pjesëtarët e FSK-së mbrëmë kanë marrë medalje nga kryeministri Albin Kurti dhe sot janë dekoruar nga presidentjar Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të hënën më 27 shkurt do të mbahet mbledhja e…