Mustafa mbështet ‘Marshin për drejtësi’: Luftëtarët e UÇK-së meritojnë përkrahje dhe drejtësi

30 mars 2023 | 15:26

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka dal në mbështetje të “Marshit për Drejtësi”, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët janë në Hagë.

Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së meriton përkrahje dhe respekt.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

“‘Marshojmë për drejtësi’, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim! Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në drejtësi! Me mendje jam me ju që do të marshoni për drejtësi”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës…