Institucionet dështuan të mbrojnë demokracinë në hapësirat digjitale

11 tetor 2026 | 17:35

Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti 

Heshtja institucionale është braktisje e qytetarit përballë frikësimit dhe ndikimit

Demokracia, rendi ligjor dhe paqja mbrohen edhe në hapësirën digjitale. Pikërisht aty institucionet tona kanë dështuar: të mbrojnë hapësirën digjitale edhe aty ku formohet mendimi i qytetarit.

Që nga viti 2019, gjatë angazhimit tim publik, kam parë atë që e konsideroj një armatë digjitale: llogari e grupe që amplifikonin narrativat e LVV-së dhe vërsuleshin kundër kujtdo që mendonte ndryshe. Fyerje, linçim, përpjekje për ta bërë mendimin ndryshe të papërballueshëm.

Kam parë edhe grupe online me përmbajtje islame, me përmbajtje feministe, me përmbajtje sociale etj. ku administratorë që mbështesnin LVV-në i kontrollonin dhe orientonin diskutimin kundër njerëzve të partive të tjera, kundër qeverive të kaluara, kundër UÇK-së, kundër institucioneve fetare, kundër bashkësisë ndërkombtare, kundër Amerikës, etj.

Ku ishte Agjencia e Inteligjencës? Ku ishin Policia e Prokuroria? Çfarë verifikuan për dyshimet mbi koordinimin, financimin dhe ndikimin e këtyre rrjeteve? Pse publiku nuk ka përgjigje?

Nuk kërkoj hetimin e bindjeve politike. Kërkoj hetimin e veprimeve të mundshme të kundërligjshme: kërcënimeve, llogarive të rreme të koordinuara, financimit të fshehtë dhe çdo ndërhyrjeje të huaj.

Si mund të flasim për liri dhe mjedis neutral publik nëse qytetari përballet me frikësim dhe dhunë online sa herë shpreh mendimin e tij/saj?

Edhe dyshimet për nxitje të koordinuar të narrativave kundër UÇK-së dhe PDK-së duan hetim serioz: kush i organizoi, kush i financoi dhe a pati dorë të huaj?

Gjurmët digjitale mund të mbeten edhe kur postimet fshihen. Ato duhen ruajtur e hetuar sot.

Sepse dyshimet e shumta janë që,
Serbia dhe Rusia, betejat e tyre të humbura në terren fizik në vitin 1999, po i rikthen në terren digjital me narrativa kundër interesave nacionale, që cenojnë qetësinë publike dhe nxisin konflikte qytetare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Bruksel të Belgjikës u mbajt të shtunën një protestë…