Marijuana nuk është më e ndaluar në NBA, basketbollistët mund ta pinë

04 prill 2023 | 14:53

NBA dhe NBPA nënshkruajnë një marrëveshje të re kolektive 7-vjeçare. Ndër ato që u ranë dakord është heqja e marijuanës nga lista e substancave të ndaluara në ligë.

Pra, lojtarët do të mund të pinë marijuanë lirisht dhe nuk do të penalizohen nëse zbulohet në gjakun e tyre nëse testohen. Gjatë pandemisë, përdorimi i marijuanës nga lojtarët e NBA u rrit shumë.

Basketbollistët kanë bërë thirrje për lejimin e kësaj substance, dhe tashmë po festojnë. Shumë yje të NBA si Sean Kemp dhe Al Harrington kanë deklaruar se kjo substancë ka veti shëruese.

Përveç kësaj, u vendos që të kishte një turne në mes të sezonit, ndërsa u ra dakord që në mënyrë që një atlet të pretendonte një çmim individual, ai do të duhej të kishte mbi 65 ndeshje në një sezon të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka vazhduar në…