Bad News Eagles mposhtë përsëri ekipin FaZe, kualifikohet tutje në Major në Paris

08 prill 2023 | 20:34

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit numër dy në botë – FaZe Clan, në kualifikimet në turneun më të rëndësishëm në CS:GO, Paris Major.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Genc Kolgeci, i njohur me nofkën “GXX”.

Në dy “maps”, në Inferno BNE-ja fitoi ndaj FaZe me rezultat 16-10.

Ndërkaq, në Mirage, BNE ishin në disavantazh për tu rikthyer më pas me rezultat prej 16-14 kundër FaZe.

Këto ishin kualifikimet për Paris Major 2023 që fillon me 13 maj të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shoferët që parkojnë makinat në parkingun nëntokësor në Prishtinë, së…