Fitorja e Erdoganit në Turqi u festua edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

29 maj 2023 | 08:13

Rexhep Tajip Erdogani ka arritur fitore edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Ai është rizgjedhur edhe për pesë vjet në krye të Turqisë.

E për të festuar fitoren e tij, në të gjitha qytetet e Turqisë mbrëmë ka shpërthyer festa, ndërsa për këtë fitore festimet nuk kanë munguar as në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Në Kosovë qyteti i Prizrenit ka nisur mbrëmë festën, ndërsa në Maqedoni mbështetës të Erdoganit kanë festuar në Çarshinë e vjetër të Shkupit, në qytetin e Gostivarit si dhe në disa fshatra të Shkupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von…