Përfaqësues të Listës Serbe provojnë negociata me KFOR-in edhe në Leposaviq
29 maj 2023
| 08:09
Gazetarët në terren raportojnë se përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviq.
Më herët ishte informacioni se kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiq, është duke biseduar me përfaqësues të misionit të NATO-s në Zveçan, shkkruan REL.
Sipas raportimeve, Rakiqi tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.
Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.



