Limaj: Nuk provohet shteti o djem
30 maj 2023
| 20:28
Fatmir Limaj, kryetar i NISMA Socialdemokrate ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Veriun e Kosovës. Limaj ka thënë se sovraniteti dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim më miqtë ndërkombëtarë.
“Nuk provohet shteti o djemë! Situatë tipike për Albinin! As këndej as andej! Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite!”, ka thënë Limaj.



