Një numër i madh i pjesëtarëve të Wagner arrijnë në Bjellorusi

18 korrik 2023 | 21:12

Një kolonë e madhe e veturave me luftëtarë të dyshuar të Grupit Wagner ka shkruar nga Rusia në një kamp të ri në Bjellorusi.

Kjo bëhet e ditur në disa imazhe të satelitit sipas një analize të BBC Verify, ku tregohen dhjetëra automjete që hyjnë në kampin në Tsel, një bazë ushtarake e papërdorur në Bjellorusinë jugore – rreth 103 kilometra nga kryeqyteti Minsk.

Në fund të qershorit u arrit një marrëveshje për t’i dhënë fund kryengritjes së Wagner kundër ushtrisë ruse në fund të qershorit.

Në një pjesë të marrëveshjes është rënë dakord që trupat e Wagner të zhvendosen në Bjellorusi.

Imazhet e fundit sugjerojnë se Wagner tani ka filluar të lëvizë personelin në numër të madh.

Imazhet e mëparshme satelitore të marra nga BBC Verify treguan se rreth 300 tenda ishin ngritur në Tsel gjatë një periudhe dy javore, shkruan BBC,

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tre persona janë lënduar në Prishtinë, saktësisht te rruga “Ibrahim…