Ballkani e mëson kundërshtarin eventual të ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës

07 gusht 2023 | 14:45

Ballkani është skuadra e vetme nga Kosova që ka mbetur ende në garat evropiane. Ky klub e ka mësuar emrin e kundërshtarit eventual të “play-off”-it në Ligën e Konferencës.

Kampionët e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kanë kaluar në rrethin e tretë kualifikues të kësaj gare dhe nëse përparon tutje, në fazën e “play-off”-it do të ketë punë me fituesin e duelit mes nga Bjellorusia dhe Sheriff Tiraspol nga Moldavia. Por, për të kaluar në këtë përballje, ekipit Portokalli së pari i duhet ta eliminojë kundërshtarin e radhës në Ligën e Konferencës, ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Duelet e para të rrethit të tretë kualifikues do të luhen më 24 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rruga drejt FIBA Kupës së Botës 2027 do të fillojë…