Edhe Gjykata e Apelit në Slloveni rrëzon padinë e ambasadori Berishajt për shpifje ndaj gazetarit që ia zbuloi skandalin

16 gusht 2023 | 16:35

Gjykata e Apelit në Slloveni e ka refuzuar padinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ky i fundit e kishte paditur për shpifje gazetarin Vitomir Petroviq, i cili ia kishte zbuluar skandalin për tërheqjen e mijëra eurove.

Lajmin për “Albanian Post” e ka konfirmuar zyrtari për medie i Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, Mateja Jazbec.

Vendimi për hedhjen poshtë të ankesës së Berishajt është marrë më 7 korrik 2023.

Në përgjigjen e gjykatës është sqaruar se pas vendimit nga trupi gjykues për të rrëzuar padinë private të Berishajt, tashmë është vendosur që edhe ankesa e tij të hidhet poshtë.

Gjykata kishte theksuar se Berishaj nuk ka mundur të vërtetojë asnjë prej pretendimeve të tij, andaj padia për shpifje rrëzohet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave…