Vetura e policisë e aksidenton atë të Majlinda Kelmendit

01 shtator 2023 | 17:35

Një aksident ka ndodhur afër Kino Abc në Prishtinë.

Një veturë e Policisë së Kosovës e ka goditur automjetin të cilin po e ngiste, xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi. Kjo ka ndodhur sot, përball Stacionit Qendër të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se pasagjerët e veturës së dëmtuar nuk kanë pësuar lëndime pasi që veturat kanë qenë duke qarkulluar në shpejtësi normale.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
02.09.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…