Ish-ambasadori Dedaj: Kosovës i duhet urgjent një front i përbashkët opozitar
15 tetor 2023
| 12:08
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se vendit i duhet një front unik opozitar kundër popullizmit.
Ai ka thënë se gjumi i opozitës e degradon shtetin e Kosovës.
“Opozita kosovare duhet ta bëjë urgjent një front të përbashkët opozitar kundër popullizmit, degradimit dhe dëmtimit të raporteve të Kosovës me partnerët strategjik dhe historik Amerikan dhe Evropiam. Në të kundërtën faji nuk i mbetet vetëm pushtetit por edhe opozitës kosovare!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.



