Djali i Hysni Gucatit: Gëzimi do të ishte më i madh nëse do të ktheheshin të gjithë çlirimtarët

17 tetor 2023 | 16:29

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka reaguar pas lirimit të babait të tij nga Gjykata Speciale.

Gucati ka thënë se gëzimi do të ishte më i madh sikur të gjithë të akuzuarit të liroheshin.

“Sot Hysi u kthye në vendin ku lindi e u rrit, aty ku luftoi e la pjesë të trupit për lirinë e Kosovës, gëzimi me i madh do të ishte të kthehen të gjithë çlirimtarët së bashku. Shqiponjat një nga një do kthehen në atdheun e tyre, ata janë historia e Kosovës. UÇK-ja projekti me i madh ndonjë herë shqiptar që ndyshoi historinë!”, ka shkruar Gucati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari është quajtur si një nga lojtarët më të mëdhenjtë…