Konjufca kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Vrasja e tyre s’e arriti efektin e porositësve, ata u bënë zëri i Kosovës

17 janar 2024 | 17:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 42-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Konjufca ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë në një pritë në Gjermani nga shërbimi sekret serb, ndërsa vrasja e tyre, sipas tij, nuk e arriti efektin e dëshiruar të porositësve, por përkundrazi, ata u bënë zëri i Kosovës.

“Intelektuali, poeti, kompozitori, aktivisti, mërgimtari, ishin identitetet e mbivendosura të shqiptarit politik të Kosovës mbi këta dëshmorë”.

“Pas vrasjes së tyre, në mendjen dhe shpirtin e  shqiptarit të Kosovës, çlirimi, republika, barazia mes të barabartëve në botë, nuk ishin më ilegale, por të konfirmuara si flamur politik”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në…