Baraliu zhgënjehet me Kurtin: Gjaku i Adem Jasharit do t’na mallkojë që e votuan këtë tradhtar
Bleron Baraliu është zhgënjyer keq me kryeministri Albin Kurti, i cili sot ka njoftuar për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokat e Manastirit te Deçanit.
Ai te parin e qeverisë e ka quajtur qyqar dhe tradhtar.
Baraliu, i cili është përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar në “Facebook” se gjaku i Adem Jasharit do t’i mallkojë ata që e votuan kryeministrin Albin Kurti.
“Poshtë Albin Kurti, ky qyqar fjalëmadh e punëhiç, ky gënjeshtar tautologjik a narcisist me përmasa historike. Tradhtia e Kuvendit të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale nën trysni ndërkombëtare, nën dirigjimin e Hashim Thaqit, zbehet në një mizë të padukshme karshi hipokrizisë dhe tradhtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike s*rbe. Me justifikime e qyqarllëk të paparë prej kohës së Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, Albin hipoktriti po e dërgon popullin shqiptar drejt një lufte të re me hapa të sigurtë, herë me injorancë e herë me veprime kapricioze prej një narcisisti që qartë nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale dhe verbërisht po na dërgon në një konflikt me aleatë e me njëri tjetrin”, ka shkruar Baraliu.
Ai ka bërë me dije se gjeneratat të tera do ta mallkojnë për votën që ia ka dhënë Kurtit.
“‘Nuk kemi çare’, thoshte Hashimi; ‘S’patëm çare’, paska deklaruar sot pasuesi i tij besnik dhe vasali më i ri nënshtruar racistëve politikë gjermanë e evropianë. Nuk paska patur çare sepse ‘nuk futemi ndryshe në KiE paska thënë qyqari. Populli ka nevojë për liri, për të drejtë jetese në trojet e veta, për vetëvendosje – jo për koncesione idiotësh e marrëveshje që cungojnë e mbyllin çdo shteg drejt përparimit të vendit e kombit. Gjenerata e gjenerata do të na mallkojnë votën që ia kemi dhënë këtij imbecili politik! Gjaku i Adem Jasharit e mijëra dëshmorëve na mallkon sot! Kosova duhet të shkojë në zgjedhje një çast e më parë, dhe populli t’ia tregoj vendin këtij hipokriti injorant siç ia ka pas treguar jugosllavistëve të para luftës e neo-vasalistëve të pasluftës. Në të kundërtën, le ta mbajmë në supe vulën e poshtërimit e tradhtisë, damkën e qyqarllëkut e dështimit”,ka shkruar Baraliu.



