Ambasadorja Ziv falënderon publikun për mbështetjen për Izraelin në “Eurovision”

12 maj 2024 | 09:12

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka falënderuar publikun anekënd botës për mbështetjen për Izraelin në festivalin e këngës “Eurovision”.

Ajo u shpreh se artistja Eden Golan me këngën e saj “Hurricane” arriti një rezultat të shkëlqyeshëm në finalen e këtij festivali.

“Artistja ynë mahnitëse e re, Eden Golan me këngën e saj “Hurricane” e arriti një rezultat të shkëlqyeshëm në finalen e edicionit të 68-të të Këngës së Eurovizionit, në Malmö të Suedisë, duke e fituar vendin e pestë”.

“I falënderojmë ngrohtësisht të gjithë miqtë anekënd botës që në cilësinë e publikut e votuan këngën përfaqësuese të Izraelit si të dytën më të mirën, me vetëm 14 pikë më pak se Kroacia në vendin e parë. Gjithashtu, Izraeli fitoi televotimin në 15 shtete, duke përfshirë “pjesën tjetër të botës”,” ka shkruar ambasadorja Ziv në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje…