Patrullimet e përbashkëta të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej 1 korrikut

13 qershor 2024 | 08:49

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se edhe këtë verë patrullimi i policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të vazhdojë duke filluar nga data 1 korrik.

Sipas tij, këto patrullime do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 korrikut, qysh tash bashkëpunimi i Policisë i dy vendeve është shumë i mirë. Patrullimet, patjetër që do të ndihmojnë ata të jenë më efikas dhe të iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve”, tha ministri për Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë me dije se sot në Kosovë…