Pas temperaturave përvëluese, shtrëngata e breshër në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi

22 qershor 2024 | 22:12

Një stuhi e fortë ka goditur pasdite pjesë të Serbisë. Breshër ra në disa qytete në madhësinë e një topi tenisi.

Pas disa ditësh valë të të nxehtit, dhe temperatura deri në 40 gradë Celsius, stuhia erdhi fillimisht në Serbinë Perëndimore e pritet të vazhdojë edhe një pjesët tjera.

Breshër pati edhe në disa pjesë të Bosnjë e Hercegovinës.

Pamjet nga atje tregojnë për breshër masiv. Në disa vende breshri shkaktoi edhe dëme duke dëmtuar veturat.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, nesër do të qëndrojë…