Evertoni interesohet për Brojën, Chelsea kërkon 25 milionë paunda

02 korrik 2024 | 15:31

Sulmuesi kuqezi Armando Broja me gjasë do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar. “Blutë” e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të largohen nga skuadra, gjatë këtij seksioni merkatoje. Sipas një raporti të fundit nga “The Guardian”, Chelsea shpreson të arkëtojë 25 milionë paund nga shitja e sulmuesit shqiptar.

Në fakt, interesim serioz ka nga skuadra e Evertonit, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur. Për yllin kuqezi kalimi te Evertoni do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur.

Broja, pas “shtegtimit” të fundit te Fullhemi që nuk rezultoi e suksesshme, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Evropian. Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në bankinë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Së paku nëntë njerëz janë vrarë nga një sulm ajror…