Alban Dragusha rikthehet te KF Ramiz Sadiku
KF Ramiz Sadiku ka njoftuar rikthimin e trajnerit Alban Dragusha, i cili do të marrë drejtimin e ekipit pas ndryshimeve në shtabin teknik.
Klubi nga Prishtina ka bërë të ditur se, në kuadër të këtyre ndryshimeve, ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin e deritashëm, Triumf Sinani.
Përmes një njoftimi zyrtar, KF Ramiz Sadiku e ka falënderuar Sinanin për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në krye të ekipit, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij.
Ndërkohë, në klub rikthehet Alban Dragusha, trajner i njohur, i cili do të synojë të vazhdojë punën në zhvillimin e ekipit dhe realizimin e objektivave të klubit.
“Mirë se u ktheve në shtëpi, Alban!”, thuhet në mesazhin e klubit, i cili i ka uruar suksese Dragushës në rrugëtimin e ri me fanellën verdhezi.
KF Ramiz Sadiku 🤝 Alban Dragusha




