Gyokeres nuk dëshiron të largohet nga Arsenali, synon ta rifitojë vendin e titullarit
09 tetor 2026
| 15:58
Viktor Gyokeres nuk ka ndërmend të largohet nga Arsenali dhe është i vendosur të luftojë për ta rifituar vendin e tij në skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta.
Sipas “Footy Insider 247”, sulmuesi 28-vjeçar dëshiron ta dëshmojë veten te “Topçinjtë”, pavarësisht se së fundmi e ka humbur vendin në formacionin e titullarëve, të cilin e ka zënë Kai Havertz.
Gyökeres synon ta bindë trajnerin spanjoll përmes paraqitjeve të tij dhe të rikthehet në formacionin bazë.
Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjatë në Londër mbetet e paqartë, pasi Arsenali mund të jetë i gatshëm t’i shqyrtojë ofertat për të gjatë vitit 2027.



