Trepça forcohet me amerikanin Graham

09 tetor 2026 | 12:13

Pas rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni, KB Trepça ka ndërmarrë hapa për ta përforcuar skuadrën, duke siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan James Graham. Klubi mitrovicas e ka prezantuar të premten Grahamin, i cili do të jetë pjesë e Trepçës deri në fund të sezonit aktual.

Graham, i gjatë 201 centimetra, shihet si një përforcim i rëndësishëm për Trepçën, duke marrë parasysh statistikat e tij nga sezoni i kaluar.

Në 32 ndeshje të zhvilluara me skuadrën holandeze Rotterdam City, amerikani ka regjistruar mesatare prej 18 pikësh dhe shtatë kërcimesh për ndeshje, si dhe saktësi prej 42 për qind në gjuajtjet për tri pikë.

Pas tri xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça renditet e katërta në tabelë, me një fitore dhe dy humbje. Ndeshjen e radhës në kampionat, mitrovicasit do ta zhvillojnë në shtëpi kundër Vëllaznimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-mesfushori legjendar gjerman, Toni Kroos, po përgatitet për një kapitull…