Basketboll: Duele interesante në xhiron e katërt

09 tetor 2026 | 11:56

Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt.

Nga katër ndeshjet e kësaj xhiroje, dy do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, ku të gjitha pritet të sjellin përballje interesante.

Ndeshja që hap xhiron e katërt do të jetë ajo ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit, e cila do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, duke filluar nga ora 17:00.

Trepça ka pësuar humbje në dy xhirot e fundit të Superligës, ndërsa ndaj Vëllaznimit vjen pas një serie prej katër disfatash radhazi, përfshirë këtu finalen e Superkupës dhe ndeshjen në kuadër të FIBA Europe Cup.

Të dyja skuadrat kanë bilanc të njëjtë në Superligë deri më tani, me nga katër pikë të grumbulluara, ndërsa Vëllaznimi vjen pas fitores në udhëtim ndaj Pejës.

Ndërkohë, të shtunën, nga ora 19:30, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi do të presë Borën.

Kjo është përballja ndërmjet dy skuadrave që ende nuk kanë pësuar humbje në kampionat. Bashkimi vlerësohet favorit, pas triumfit në Superkupë dhe fitores në FIBA Europe Cup.

Të dielën, ndeshja e parë do të jetë ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, e cila do të nisë në orën 17:00.

Ndërkaq, nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se gjatë gjashtë…