Messi thotë lamtumirë sërish me një version të ri të fotos së tij më ikonike
Lionel Messi vazhdon t’u thotë lamtumirë tifozëve të tij në rrjetet sociale. Këtë herë, mesazhi i tij i shkurtër përqendrohet më shumë te një imazh: ai që u bë viral në mbarë botën gjatë El Clasicos në Santiago Bernabéu, në sezonin 2016/17.
Në atë ndeshje, të cilën Barcelona e fitoi me rezultatin 3-2 falë golit të Messit në minutat e fundit, argjentinasi hoqi fanellën, e ngriti lart dhe ua tregoi tifozëve të rivalëve të përjetshëm. Ky festim ka hyrë në histori si një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së yllit argjentinas, shkruan “Marca”.
Tani, pothuajse dhjetë vjet më vonë, Messi e ka rikrijuar të njëjtin festim në llogarinë e tij në “Instagram”, por këtë herë i veshur me ngjyrat e Argjentinës, kaltër dhe të bardhë. Ai shfaqet duke mbajtur fanellën e kombëtares, ku, në vend të emrit të tij, është shkruar fjala “Faleminderit” mbi numrin 10.
Fotografinë e ka shoqëruar edhe me një mesazh që u drejtohet drejtpërdrejt tifozëve argjentinas: “Gjithçka është thënë. Dhe tani, gjithçka është bërë. Fjalët e vetme që më dalin nga zemra janë: Faleminderit, Argjentinë”.



