‘Dardanet’ sot ndeshen me Austrinë në ‘Fadil Vokrri’
09 tetor 2026
| 11:00
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vajzave ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Austrinë, në kuadër të fazës së “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
“Dardanet” kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen që zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova dhe Austria do të përballen nga ora 18:00, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit 2027.
Skuadra kosovare synon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar rezultat pozitiv në këtë përballje.




