‘Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar’, përlotet nëna e Ronaldos

09 tetor 2026 | 11:02

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka folur për një periudhë të vështirë që ka përjetuar i biri, duke zbuluar edhe bisedën telefonike që ka pasur me yllin portugez pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares.

Në një intervistë për revistën portugeze “TV 7 Dias”, Dolores ka treguar se e kishte telefonuar Cristiano Ronaldon për të mësuar më shumë rreth situatës, ndërsa ai i kishte kërkuar të mos shqetësohej.

“Pasi djali im u largua nga grumbullimi i kombëtares, e telefonova dhe ai më tha: ‘Mami, mos u shqetëso. Do ta tregoj të vërtetën kur të jemi të gjithë bashkë’. Unë iu përgjigja: ‘Në rregull, biri im. Kaloje këtë situatë’”, ka rrëfyer ajo.

Dolores ka zbuluar se ishte përpjekur ta qetësonte të birin dhe t’i jepte gjithë mbështetjen e saj, por në fund vendimi i takonte vetë Ronaldos.

“I thashë të qëndronte i qetë, por në fund ai e mori vendimin e tij. U përpoqa t’i jepja gjithë forcën time, por kjo nuk e ndryshoi asgjë”, është shprehur nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ajo nuk i ka fshehur as emocionet, duke theksuar se Ronaldo ka dhënë jashtëzakonisht shumë për Portugalinë dhe se, sipas saj, nuk është vlerësuar gjithmonë ashtu siç e meriton.

“Cristiano i ka dhënë shumë Portugalisë dhe do të jetë gjithmonë aty. Ai ka qenë gjithmonë heroi i Portugalisë, por nuk i japin vlerësimin që meriton, në mënyrën që e meriton”, ka deklaruar Dolores.

Ajo ka pranuar se kishte derdhur lot, duke shtuar se ndonjëherë të qarët është një mënyrë për të çliruar emocionet e grumbulluara.

“Qava pak. Ndonjëherë, të qash të ndihmon të çlirosh atë që ndien. Duhet ta kalojmë këtë fazë”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vajzave ka zhvilluar stërvitjen…