Lavrovi pretendon se serbët po dëbohen nga Kosova

13 shtator 2024 | 08:17

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke u persekutuar ngjashëm me “persekutimin nazist të popullatës ruse nga territori i Donbasit”.

Ndër të tjera, ai ka pohuar se serbët po dëbohen në heshtje nga Kosova me metoda të ndryshme burokratike.

“Spastrim etnik i pastër si loti. Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë t’i dëbojnë serbët nga Kosova”, citon “Danas” median ruse RT të ketë thënë Lavrovi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si…