Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë dhe Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje

19 nëntor 2024 | 14:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.

Lidhur me këtë ka reaguar  drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai ka përgëzuar presidenten për këtë hap.

“Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias, edhe presidentja e Republikës, i tregon qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë të hartojnë ligje dhe politika në pajtim me Kushtetutën. Well done presidente!”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Janë ditë të nxehta për Hakan Calhanoglu. Jo vetëm në…