Kilaj paraqitet në Gjykatën Speciale: Deklarohem plotësisht i pafajshëm

09 dhjetor 2024 | 13:48

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale.

“Po. Do të deklarohem”, i ka thënë ai gjykatëses së procedurës paraprake. “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Kilaj.

Kilaj është arrestuar të enjten lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në operacionin e së enjtes janë arrestuar edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

Ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi është lëshuar një urdhër për paraqitje në gjykatë.

Specialja më 29 nëntor ngriti këtë aktakuzë, e cila është bërë publike më 6 dhjetor. Në të, përveç të sipërpërmendurve, akuzohet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, tashmë në paraburgim dhe është duke u përballur me aktakuzën e mëparshme për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë të akuzuarit tashmë i kanë bërë paraqitjet e tyre të para në gjykatë lidhur me këtë aktakuzë. Ish-ministri Kuçi dhe Fazliu janë deklaruar gjithashtu të pafajshëm. Thaçi dhe Smakaj nuk janë deklaruar menjëherë, duke shfrytëzuar kohën që gjykata ua jep lidhur me deklarimin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Atletico Madrid fitoi 4-3 ndaj Sevilla në një ndeshje të…