Spektakël i fishekzjarreve në Prishtinë (video)

01 janar 2025 | 08:33

Kryeqyteti i Kosovës u mbush me atmosferë festive gjatë ndërrimit të moteve.

Në orët e para të natës, qyteti mori ngjyra të ndryshme nga fishekzjarret të cilat ndriçuan qiellin mbi qendrën e Prishtinës, duke krijuar një spektakël mahnitës për qytetarët dhe mysafirët e shumtë.

Fishekzjarret, që filluan në orën 00:00, ishin një simbol i bashkimit dhe dëshirave për një vit të ri më të mbarë, të mbushur me shëndet, dashuri dhe suksese.

Fishekzjarret ishin vetëm një pjesë e festimeve që mbushën qytetin me atmosferë pozitive.

Fotografi Arben Llapashtica ka kapur momente mbreslënëse.

Për ta shikuar videon klikoni KETU. 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zjarrfikësit nuk pushuan as mbrëmë për Vitin e Ri. Vetëm…