Duda Balje pas takimit me Kurtin: Shtruam disa kërkesa të boshnjakëve, jemi në fazë bisedimesh

03 prill 2025 | 10:57

Pas takimit me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë së re, kryetarja e partisë Unionit Social Demokrat, Duda Balje, tha se i shtruan disa kërkesa të boshnjakëve dhe se janë në fazë bisedimesh, raporton Ekonomia Online.

“Sot kemi pasur takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me disa kërkesa që i kemi ne si boshnjakë. Nuk pati asgjë konkrete as nga ana e kryeministrit, as nga ana jonë. Jemi në fazën e bisedimeve. Nuk kemi caktuar takim të ardhshëm. Kemi folur, ne jemi pjesë e kuvendit, kemi të drejtë me fol me çdo parti. Kushtet janë të njëjta për çdo parti. Varet nga bisedat që do t’i kemi në këto 15 ditë”, tha Balje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike…