Gjesti, Eglit: E kam jetën të tmerrshme jashtë, s’mund të më durosh as dy minuta

17 prill 2025 | 08:53

Kanë ngelur vetëm edhe dy ditë deri në finale të Big Brother VIP, derisa Gjesti dhe Egli Tako, po vazhdojnë përplasjet me njëri-tjetrin.

Ata janë zënë së fundmi e kanë debatuar me njëri-tjetrin për gjërat që nuk iu pëlqejnë.

Ka qenë banorja ajo që u prek nga disa fjalë të këngëtarit pejan sa i përket pamjes së jashtme, ku edhe më pas agravoi situata.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit kanë diskutuar gjerë e gjatë, teksa në një moment konkurrenti i tha se jashtë e ka jetën e tmerrshme.

Tutje ia bëri me dije se një femër si ajo nuk mund ta durojë as dy minuta jashtë kësaj shtëpie.

Foto: Screenshot/Instagram

“E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më duroj as dy minuta. Kaq”, u shpreh ai.

Gjesti e ka thënë se gjatë gjithë kohës rri në studio dhe se ka bërë jetë të çrregullt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë pasi dyshohet se…