Krasniqi: Ka mbaruar koha e fjalëve, dëshmoni që e keni shumicën parlamentare

26 tetor 2025 | 12:09

Pasi Albin Kurti ka prezantuar emrat e kabinetit qeveritar, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ka marrë fund koha e fjalëve dhe se është koha që ta vërtetojnë nëse i kanë numrat.

“Sot në këtë seancë që do të dhe një qeveri e re nuk dëgjuam një ekspoze por dëgjuam për qeverinë e kaluar. Kanë kaluar mbi 8 muaj që jemi të bllokuar, koha e fjalëve ka marr fund, koha është që ta verifikon që keni arritur shumicën parlamentare. Tani ju bëjmë thirrje që ta dëshmoni këtë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mandatari për qeverinë e re, Albin Kurti, ka prezantuar Dimal…