Rama publikon 42 fotografi nga “dita historike” në Romë

14 nëntor 2025 | 08:20

Kryeministri i Shqipërisë, ka nisur ditën e premte me një fotoalbum nga Roma, aty ku dje Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Italisë mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët.

Përmes këtij postimi, Rama ditën e 13 nëntorit e quajti ditë historike për marrëdhëniet ndërkombëtare mes dy vendeve.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.

Në këtë mbledhje ndërqeveritare, Shqipëria dhe Italia nënshkruan plot 16 marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar si tejet të…