Ky burrë nuk u lodh kurrë duke dhënë për Atdheun

22 tetor 2026 | 18:15

(Në kujtim të jetës dhe veprës së Osman Osmanit)

Shkruan: Elez Osmani

Dje e përcollëm për në përjetësinë e tij një burrë të veçantë! Një baba që rriti fëmijë të mirë dhe pati familje të ndershme. Ky burrë qe sot po themi lamtumirën e fundit, perpara sa vitesh e pat percjellur, vellain Hysniun, nënen Sabrijen, djalin Fatosin, dhe bashkëshorten Zyrafeten, me një durim te pa shoq sepse ishte thellë i bindur se Zoti i Madherueshem i sprovon te dashurit e tij, por ne sot, ne familja Osmani jemi shumë merzitur sepse na eshte keputur kulmi i shtepisë siç thonë, apo ai qe u rrinte perpaballe sfidave te shumta.

Por, mbi të gjitha, sot po e përcjellim në jetën e përhershme, një burrë që asnjëherë nuk u lodh duke bredhur rrugëve të botës për të ndihmuar në ardhjen e lirisë së Kosovës dhe në bërjen e demokracisë në Shqipëri! Ai e kishte vetëm një atdhe, edhe pse drejtësia botërore pas Luftës së Dytë Botërore e kishte copëtuar në disa pjesë! Për këtë atdhe, për lirinë dhe demokracinë e tij, ai nuk kishte kursyer kurrë asgjë, as nga mundi i tij, as nga pasuria e tij dhe e familjes. Janë të panumërta udhëtimet e tij nëpër botë, së bashku me Lobin Shqiptaro-Amerikan, për të hapur mundësitë historike të bashkimit kombëtar. Por, së pari kërkohej çlirimi i Kosovës, pastaj ardhja e demokracisë në shtetin amë, në Shqipëri. Kudo që kërkoheshin rrugë për këto ideale të shqiptarëve, duheshin edhe shpenzime të mëdha materiale.

Prandaj, këtë burrë, Osman Osmanin, që po e përcjellim sot në banesën e tij të përjetshme e kishe kudo, pa kursyer asgjë as nga pasuria e tij, as nga të ardhurat familjare. Në shtëpinë e vëllezërve Osmani, më i madhi i të cilëve ishte Osman Osmani, kishin konak të gjithë ata shqiptarë që bënin diçka për ardhjen e lirisë, kishin një kulm mbi kokë, të gjithë ata që e thoshin qoftë edhe një fjalë të mirë për atdheun, kishin një strehë të përhershme të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë, qoftë mjekësore, qoftë materiale. Në robërinë Kosovës, ku pushtuesi nga kishte përzënë nga atdheu, ne kishim marrë rrugët e botës. Kurse ti Osman i dashur na prisje të gjithëve në aeroportin KENEDI, ne gëzoheshim se kishim ku të mbështeteshim, ishim krenar se të kishim ty.

Por, edhe sot, kur je nisur në rrugën e përjetësisë tënde, kështu po i pret vajzat tua, nipat dhe mbesat, vëllezërit tu, kushërinjtë e shumtë, që ta thonë lamtumirën e fundit. Andaj, të gjithë ne, sot të premtojmë se do ta vazhdojmë rrugën tënde, veprën tënde për të mirën e atdheut, dhe do të të kemi ideal jetësor se si duhet vendi. Edhe sot, kur po ta themi lamtumirën e fundit, këtu në Morinën tënde, po e shprehim të njëjtën dashuri që kishe për këtë vend, që kurrë nuk e ndave nga vetja. Andaj të kishte hije, kur deklarove: Se edhe tullën e fundit të shtëpisë do ta jap për Kosovën!
Një ditë, kurdo që do të hapet dokumentacioni i televizionit VIKTORIA, do të shihet se me sa mund, me sa sakrifica njerëzore e materiale, kërkohej çdo rrugë e mundshme për lirinë e Kosovës dhe për demokracinë e atdheut tonë, Shqipërisë.

Të nderuar të pranishëm!
E di se në ditët si kjo, kur e përcjellim të parin e familjes Osmani në botën e përjetshme, fjalët janë të tepërta, janë të pafuqishme për ta thënë atë që mund të thuhet për së gjalli. Por, këtij zotriu, të cilit sot po ia japim lamtumirën e fundit, po ia dorëzojmë trupin tokës memë dhe shpirtin e tij të Madhit Zot, kurrë nuk ka folur për vete, kurrë nuk ka rrahur gjoks, se unë e bëra këtë e atë, se unë dhashë kaq e aq, se unë strehova këtë e atë. Jo, fjalët ai i kishte të pakta, kurse punët dhe veprimet i kishte të mëdha.

Prandaj, edhe në emër të kësaj vetie të karakterit të tij, i lutëm të Madhit Zot që ta pranojë në gjirin e tij, me ato cilësi jetësore që kishte, të përgatisë rrugën e tij të xhenetit dhe të ia falë të gjitha mëkatet, nëse ai, Zoti i gjithë mëshirshëm, mund të ketë parë diçka të tillë në jetën dhe veprën e tij jetësore, që ne të vdekshmit e zakonshëm zakonisht nuk i shohim!
I dashur Osman Osmani!
Qoftë përjetë kujtimi për ty, virtyt i të gjithë atyre që e duan lirinë e atdheut!
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për Ty, që asnjëherë nuk u lodhe duke na këshilluar për çdo gjë të mirë në këtë jetë!
Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut për të cilin nuk ke kursye asgjë!
I shtrenjti Osman Osmani, Lamtumirë! Të gjithë të pranishëm që jeni sot, Ju falënderoj në emër të gjithë familjes Osmani!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes një…