U shpall lojtar i turneut, Shaqiri: Po e shkruaj historinë si Bad News Eagles
16 mars 2026
| 11:31
Drin Shaqiri, i njohur me nofkën “Makazze” është shpallur lojtar i turneut ESL Pro League, ku Natus Vincere e mposhti Auroran në finale me rezultat 3:1 në mape.
Pas fitores, ylli i Kosovës rikujtoi ekipin Bad News Eagles duke deklaruar se tani po shkruan historinë e tij.
“Është ndjenjë e pabesueshme. Para kësaj, Bad News Eagles po bënte historinë duke u kualifikuar në Major për tre herë. Tani, kam fituar një turne tier-1 dhe ndihem sikur po shkruaj historinë time. Shpresoj se do të kem shumë “Lojtari më i mirë i turneut” në të ardhmen”, deklaroi ai.
Natus Vincere më 18 mars do të rikthehet menjëherë në “aksion” për t’u përballur me B8 në kuadër të një tjetër turneu të madh, pra Blast Open Raterdam.



