Komandant Remi: Aksionet e UÇK-së prishën logjikën ushtarake të Serbisë (video)
25 maj 2026
| 15:45
Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, në emisionin “Histori e pa treguar”, ka folur për luftën çlirimtare.
Ai ka thënë se aksionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë kryer në afërsi ku prishej logjika ushtarake serbe.
“Nuk ka logjikë ushtarake kur automatiku godet automjetin nga tri metra, pesë metra dhe dhjetë metra. Ka qenë e paimagjinueshme. Këtu është ndërtuar historia e suksesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.



