Mbahet punëtoria treditore për hartimin e strategjisë për vetëqeverisje lokale 2027 – 2031

25 maj 2026 | 12:33

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nisur procesin e hartimit të Strategjisë së re për Vetëqeverisje Lokale 2027 – 2031, përmes një punëtorie treditore të organizuar me mbështetjen e DEMOS.

Në këtë punëtori morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, Jeton Qela, përfaqësues të ministrive të linjës, institucioneve tjera relevante, organizatave të ndryshme, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe drejtorë të departamenteve të ministrisë.

Gjatë punimeve u diskutuan rezultatet e vlerësimit të zbatimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026, përmes të cilave u definuan objektivat strategjike, nënobjektivat dhe aktivitetet kryesore që do të përfshihen në Strategjinë e re për Vetëqeverisje Lokale 2027 – 2031.

Strategjia e ardhshme do të fokusohet në avancimin e vazhdueshëm të kornizës ligjore për vetëqeverisjen lokale, forcimin e zhvillimit ekonomik lokal, promovimin e qeverisjes së mirë dhe demokracisë lokale, si dhe në proceset e digjitalizimit, inovacionit dhe modernizimit të administratës komunale.

Hartimi i Strategjisë 2027 – 2031 synon krijimin e një qasjeje më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe zhvillimore të pushtetit lokal, duke adresuar sfidat dhe prioritetet e komunave për vitet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar qeverinë në detyrë…